Mon Cheri Coffee Shop është rrjeti i parë dhe më i madh i kafeterisë në Shqipëri.
Jo vetëm shërbimi i një cilësie të lartë por edhe ambienti i arreduar në një stil të veçatnë me produktet NOVA e ka kthyer Mon Cheri në një brand autentik shqiptar të kapërcejë kufijtë vendas me pikën e saj në Budapest.

Ngjyrat e ngrohta të drurit dhe trendet më të fundit të mobiljeve bëjnë që Mon Cheri të jetë vendi i preferuar i të rinjve, njerëzve të punës dhe të gjithë atyre personave që karakterizohen nga dinamizmi dhe kërkesa e lartë për të shkëmbyer energji pozitive.

Një vend i përshtatshëm për të gjithë ku secili ka këndin e tij. Studentët kanë hapësirat e tyre të dedikuara. Tavolinat e mëdha shoqëruar me karriget komode NOVA, nën shijen e produkteve Mon Cheri, e bëjnë më produktiv studimin e tyre.
Nuk mungojnë as hapësirat dedikuar çifteve apo grupeve shoqërore. Këndet e lëkurës apo velvet e bëjnë më miqësor ambientin, për një kohë më cilësore. Një vend shumë i preferuar edhe për njerëzit e zyrës për të ndarë kohë me kolegët.


Ndriçimi nga NOVA është një vlerë e shtuar e arredimit të Mon Cheri. Spotet dhe abazhurët e ndryshëm bëjnë që ambienti të jetë më i ngrohtë për klientët.

Mon Cheri solli për herë të parë në Shqipëri konceptin “Take & Go” ku personat që nuk kanë kohë të ulen, mund të marrin me vete produktet e tyre.
Nëse tani ju shkoi mendja për një kafe të mirë, e dini se ku ta gjeni, vetëm në Mon Cheri.